Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Raporti i Bankës Botërore/ Rritja ekonomike e Shqipërisë ulet në 3.2% si pasojë e luftës në Ukrainë dhe rritjes së çmimeve

11:45 / April 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
banka boterore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njësoj si ç’bëri pak më parë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, edhe Banka Botërore ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit duke u bërë kështu, institucioni i dytë ndërkombëtar financiar që parashikon këtë ulje.

Në raportin e fundit ‘Lufta në Rajon’ për Europën Qendrore dhe Azinë Banka Botërore ka ulur projeksionet nga 3,8% në 3,2%.Sipas Bankës Botërore çmimet e larta, inflacioni tej parashikimeve dhe lufta në Ukrainë janë rreziqet kryesore të ekonomisë së Shqipërisë gjatë këtij viti.

“Lufta në Ukrainë mund rrisë më tej inflacionin, prishja e zinxhirit të ofertës, shqetësojnë tregjet financiare dhe zbehin perspektivat e rritjes ekonomike të Shqipërisë”.

Këto projeksione nxjerrin në pah faktin se rritja e çmimeve do të vijojë edhe për dy vite të tjera duke dëmtuar 40%-shin më të varfër të popullsisë, ku konsumi i ushqimit përbën më shumë se gjysmën e shpenzimeve. Lidhur me nivelin e lartë të borxhit publik i cili arriti deri në 80 % e PBB, banka botërore ka paralajmëruar se rifinancimi i tij mund të jetë në rrezik dhe se qeveria mund të detyrohet që të reduktoj shpenzimet e saj kapitale.
“Në nivelin aktual, borxhi i lartë i qeverisë është në rrezik të konsiderueshëm rifinancimi. Duke pasur parasysh inflacionin aktual dhe shtrëngimin e pritur të politikës monetare në ekonomitë me të ardhura të larta, ulja e borxhit publik të Shqipërisë dhe forcimi i besueshmërisë së politikës së saj fiskale janë jetike”.
Banka Botërore paralajmëron se në skenari bazë , borxhi publik pritet të bjerë lehtësisht në 78.1 për qind të PBB-së në vitin 2022 dhe në mënyrë më të konsiderueshme në periudhën afatmesme. Megjithatë, bilanci fiskal mund të përkeqësohet më tej, nëse mjedisi ndërkombëtar do të jetë i pafavorshëm, duke e detyruar qeverinë të shkurtojë shpenzimet kapitale për të parandaluar një rritje të raportit të borxhit ndaj PBB-së.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zonjat janë viktimë, do të dalin pamje të tjera”/ Videot intime në rrjetet sociale, Curri: Në telefonat e tyre dyshoj se ka materiale me të mitur

22:59 / September 30, 2026

Skandali në rrjet me videot intime, reagon Taulant Balla: Cenim i rëndë i privatësisë, autorët të përballen me ligjin

22:39 / September 30, 2026

Videot me përmbajtje seksuale për shantazhimin e personazheve publikë bën xhiron e rrjetit, reagon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

21:19 / September 30, 2026

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.