Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ministrja e Jashtme gjermane: BE duhet të nisë negociatat me Tiranën dhe Shkupin deri në qershor

12:44 / April 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thumbs b c ac9a9f9869a2c60e41b5b96c8a82d8da
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në BE në gjysmën e parë të vitit 2022.

“Vende si Ukraina, si edhe shtetet e tjera, prej kohësh e shohin të ardhmen e tyre në BE. Jo vetëm se nuk duhet t’i dëshpërojmë këto vende, por edhe duhet ta mbajmë premtimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo vlen edhe për disa vende të Ballkanit Perëndimor, para së gjithash për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe pikërisht tani në gjysmën e parë të vitit duhet që përfundimisht t’i fillojmë negociatat me Tiranën dhe Shkupin”, u shpreh Baerbock pas takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Luksemburg.

Ministrja gjermane tha se hapja e negociatave me të dyja vendet duhet të ishte bërë prej kohësh dhe se ky është një hap i vonuar.

Gjithashtu, Baerbock nënvizoi faktin se ka zhvilluar një bisedë me ministren bullgare të Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, ku kanë rënë dakord se në situatën aktuale është e rëndësishme të fillojnë negociatat për hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Ndër të tjera, Baerbock i dërgoi një mesazh edhe autoriteteve serbe, të cilave i’u tha se nëse Beogradi do të bëhet pjesë e unionit, atëherë duhet t’i mbështesin politikat e BE-së, duke përfshirë këtu edhe sanksionet ndaj Rusisë.

“E njëjta vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilat këto javë e bënë të qartë se shumica prej tyre të ardhmen dhe sigurinë e tyre e shohin në BE. Prandaj ata i mbështesin sanksionet evropiane. Nëse dikush pretendon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, diçka që edhe Serbia e dëshiron, atëherë mbështetja për politikën e jashtme të BE-së dhe mbështetja për sanksionet është shumë e rëndësishme”, deklaroi Baerbock.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.