Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gara për 2022, kuotat e miratuara në çdo degë të Universitetit të Tiranës

15:22 / April 12, 20227 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MATURA 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ndihmë të maturantëve dhe kandidatëve të tjerë që do të garojnë për studimet e larta gjatë vitit të ri akademik, universitetet krahas kritereve për përzgjedhjen e fituesve, kanë nisur të shpallin edhe kuotat e mundshme të pranimit në çdo program studimi të ciklit të parë “Bachelor”. Senati Akademik i Universitetit të Tiranës në vendimin e marrë në mbledhjen e fundit ka miratuar kuotat e pranimeve për të gjitha fakultetet që janë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë publik në vend, i cili njëherazi është edhe ndër më të preferuarit në radhët e maturantëve.

Pas vlerësimit të bërë në të gjitha njësitë, Senati Akademik në të gjitha programet e ciklit të parë “Bachelor” dhe në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë në fushën e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës për vitin e ri akademik 2022-2023, ka miratuar në total 5622 kuota pranimi për të gjitha kategoritë e studentëve. Nga ky total i miratuar, 4902 kuota do të jenë në dispozicion të maturantëve dhe kandidatëve të tjerë që do të garojnë brenda vendit, 232 kuota do të jenë në dispozicion të kandidatëve studentë nga trojet shqiptare, 59 kuota do të jenë për kandidatët shtetas të huaj, 146 kuota do të jenë për kandidatët studentë nga kategoritë e veçanta (ku përfshihen ata që janë me statusin e jetimit, studentët në radhët e personave me aftësi të kufizuara, si dhe kandidatët studentë Romë dhe Ballkanë-egjiptianë), 188 kuota do të jenë për kandidatët që do të aplikojnë për transferim studimesh, si dhe 95 kuota do të jenë për studentët që do të aplikojnë për një program të dytë studimi. Në vijim të shkrimit do të gjeni të plotë ndarjen e 4902 kuotave të miratuara për të gjitha degët e Universitetit të Tiranës, të cilat do të plotësohen nga maturantët dhe të gjithë kandidatët e tjerë që gjatë muajve korrik dhe gusht do t’i nënshtrohen konkurrimeve për vijimin  studimeve të larta në ciklin e parë.

Mesatarja që duhet për konkurrim në UT

E ndërsa maturantët po vijojnë me përgatitjet për provimet e detyruara dhe lëndën me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2022, më herët janë shpallur edhe kriteret e pranimeve për çdo program studimi në të gjashtë fakultetet që janë pjesë e Universitetit të Tiranës. Maturantët dhe kandidatët e tjerë do të garojnë për 36 programe të ndryshme studimi që janë pjesë e gjashtë fakulteteve të UT-së. Për të hyrë në garë për pranimet e reja sipas kuotave të miratuara për vitin e ri akademik, kriteri bazë që duhet të përmbushë secili aplikues është mesatarja minimale e shkollës së mesme e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Kështu, në programet e studimeve të ciklit të parë për këtë Universitet do të mund të konkurrojnë të gjithë kandidatët, që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë minimalisht me notë mesatare 6.5, teksa në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” që japin akses në programet e ciklit të dytë “Master” në fushën e mësuesisë do të mund të garojnë kandidatët që kanë mesatare nga nota 7.5 e më lart.

Nota mesatare për konkurrim në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e këtyre treguesve: mesatares aritmetike të thjeshtë të notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, si dhe mesatares aritmetike të thjeshtë të notave të provimeve të Maturës Shtetërore 2022, si dhe të maturave të shkuara. Institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe institucionet arsimore vendore të arsimit parauniversitar, janë përgjegjëse për përllogaritjen e notës mesatare dhe dërgimin e këtyre të dhënave në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.

Kriteret për përzgjedhjen e fituesve të rinj

Për shpalljen e fituesve që do të ndjekin për herë të parë studimet e larta në Universitetin e Tiranës përgjatë vitit të ri akademik 2022-2023 do të aplikohen kriteret specifike të pranimit të miratuara nga secili fakultet. Konkretisht, Fakulteti i Ekonomisë ka vendosur që fituesit do të përzgjidhen nëpërmjet vlerësimit të mesatares se shkollës së mesme, si dhe mesatares së lëndëve të përcaktuara prioritet nga ky fakultet. Nota mesatare e shkollës së mesme për të gjitha vitet, përfshirë edhe provimet e Maturës Shtetërore, do të përbëjë 50 për qind të vlerësimit final për maturantin. Ndërsa nota mesatare e gruplëndëve (për të gjithë vitet gjatë të cilave shtrihen lëndët, përfshirë notat e maturës shtetërore) po ashtu përbën 50 për qind të vlerësimit final. Në listën e këtyre lëndëve përfshihen matematika, ekonomia, fizika dhe gjuha e huaj. Shumatorja e pikëve të siguruara nga këta të dy tregues përbën edhe rezultatin final që maturanti apo kandidati siguron në garën e pranimeve të këtij viti.

Për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë përzgjedhja e fituesve do të bëhet mbi bazën e dy kritereve që janë mesatarja e shkollës së mesme që vlerësohet me 80 për qind të ndikimit në rezultatin final që maturanti do të grumbullojë, si dhe mesatarja e provimeve të maturës shtetërore që vlerësohet me 20 për qind të ndikimit. Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja përzgjedhja do të bëhet duke u bazuar në një kriter të vetëm që është mesatarja e studimeve të shkollës së mesme. Çka do të thotë se në këto degë do të përzgjidhen kandidatët me mesataren më të lartë referuar edhe numrit të kuotave të aprovuara për çdo program studimi.

Përzgjedhja e fituesve në degët e Fakultetit të Shkencave Sociale do bazohet në tre kritere, që janë: mesatarja e shkollës së mesme që vlerësohet me 40 për qind të ndikimit, ajo e provimeve të Maturës Shtetërore 2022 që vlerësohet me 30 për qind, si dhe mesatarja e lëndëve prioritet që po ashtu vlerësohen me 30 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj. Pikët e mbledhura nga secili kriter do të përbëjnë edhe rezultatin final të çdo maturanti që konkurron për kuotat e miratuara në të gjitha programet e studimit të nivelit të parë “Bachelor” në degët e Shkencave Sociale që do të realizohen përgjatë vitit të ri akademik 2022-2023.

Ndërsa në Fakultetin e Drejtësisë shpallja e fituesve do të përcaktohet nga vlerësimi i notës mesatare të gjitha viteve të shkollës së mesme  me 40 për qindtë vlerësimit, mesatares së të gjitha provimeve të maturës shtetërore që vlerësohen me 10 për qind, si dhe mesatares së lëndëve preferenciale që vlerësohen me 50 për qind. Në listën e lëndëve preferenciale për këtë fakultet përfshihen: Gjuhë shqipe, gjuhë e huaj e parë, letërsi, qytetari, histori, ekonomi, matematikë. Më shumë shanse për të qenë fitues në këtë program studimi kanë kandidatët që kanë kryer studimet e shkollave të mesme të përgjithshme, seksioneve dygjuhëshe, etj, pasi këto profile shkollash vlerësohen me koeficientin maksimal 1.2, ndërsa profilet e shkollave profesionale vlerësohen me koeficientin 1.0.

Përzgjedhja e fituesve të rinj në Fakultetin e Shkencave të Natyrës do të përcaktohet nga mesatarja e shkollës së mesme për të tëra vitet e studimit, përfshirë këtu edhe rezultatet e provimeve të maturës shtetërore, si dhe nga mesatarja e lëndëve preferenciale të përcaktuara nga secila degë e këtij fakulteti.

Kreditet për studimet në “Bachelor”

Sipas kushteve të përcaktuara në Ligjin e arsimit të lartë, programet e ciklit të parë të studimit, referuar organizohen me jo më pak se 180 kredite evropiane dhe kohëzgjatja normale e tyre është tri vite akademike. Studentët në programet e ciklit të parë të studimeve diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë në rregulloren e tyre pragun e notës mesatare, që i jep të drejtë studentit të ciklit të parë të diplomohet, duke përgatitur dhe mbrojtur një punim diplome. Në përfundim të programeve të ciklit të parë lëshohet diploma “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.

kuotatDownload

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shënohen 10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, figura shqiptare që frymëzoi botën

09:11 / September 5, 2026

Zjarri në Himarë, Ministria e Mbrojtjes: 171 efektivë dhe 10 mjete në terren gjatë natës

09:05 / September 5, 2026

Rama në Itali për Forumin e Cernobbios, sot në panel me kryeministrin kroat Plenković! Në fokus e ardhmja e Evropës dhe roli i Mesdheut

08:58 / September 5, 2026

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

08:52 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.