Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nga përdorimi i celularit e rripi për pasagjerët, tek kokoret në motorr, Gledis Nano jep porositë: Duhet reagim urgjent

17:05 / April 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia Rinas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka bërë analizën tremujore të Policisë Rrugore, ku ka kërkuar edhe një plan masash me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Sipas Nanos, plani i masave do të duhet të dorëzohet që sot, deri nesër duhet të jetë i njohur për të gjitha stafet dhe në datën 14 duhet të fillojë zbatimi.

Nano u shpreh se janë shpëtuar 12 jetë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke shënuar një ulje me 12% të aksidenteve rrugore me pasoja ose 38 aksidente me pasoja më pak. Po ashtu ai u shpreh se është rritur forca ndëshkuese për shkelësit e Kodit Rrugor, përmes vendosjes së 74.000 masave administrative më shumë, kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

“Nga ana juaj, unë do të kërkoj një reagim emergjent për ndryshimin e situatës së qarkullimit rrugor në vend dhe do të kërkoj që sot, hartimin e një plani masash këtu në qendër, nga Departamenti për Sigurinë Publike dhe deri ditën e nesërme, njohjen e të gjithë stafit tuaj, me detyrimet e këtij plani dhe në datën 14, fillimin e zbatimit të planit në të gjithë vendin. Do të fokusohemi në shkeljet e drejtuesve të mjeteve, nga të cilat vijnë pasojat fatale.

Do të organizohet puna, duke kombinuar me patrulla civile, me mjete të pauniformuara dhe duke përdorur të gjitha mjetet logjistike, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që nuk përdorin rripin e sigurimit për vete dhe pasagjerët, të atyre drejtuesve që përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, që kryejnë parakalime të gabuara, që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Të evidentohen dhe të ndëshkohen të gjithë ata drejtues mjetesh që përdorin fenelina dhe sinjale zanore, në kundërshtim me Kodin Rrugor, që riveshin xhamat me qese plastmasi, që përdorin targa të huaja apo që u ka mbaruar afati i përdorimit, ata drejtues motomjetesh që nuk përdorin kaskën mbrojtëse, si dhe ata drejtues mjetesh që nuk u japin përparësi këmbësorëve apo parkojnë në tortuar a vende në të cilat nuk lejohet parkimi, cilëtdo qofshin këta, qytetarë apo punonjës të Policisë.

Të jeni sa më dinjitoz në komunikim dhe në veprime me qytetarët, por edhe me shkelësit e Kodit Rrugor, arma juaj është ligji dhe etika e sjelljes. Nuk do të toleroj askënd që shpërdoron këto parime dhe dëmton imazhin e Policisë, si dhe besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit”, u shpreh Nano.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

12:49 / October 6, 2026

Apeli i GJKKO-së burgos me 110 vite grupin e mashtruesve me Call Center

13:38 / October 5, 2026

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.