Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gruaja e vrasësit në Fier rrëfehet duke fshirë pellgun e gjakut: Merushja na ndau djalin nga nusja, ajo donte…

17:56 / April 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Qerime Hoxha eshte bashkeshortja e Xhevair
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qerime Hoxha është bashkëshortja e Xhevair Hoxhës, i cili ditën e sotme vrau të fejuarën e djalit dhe më pas veten e tij.

Hoxha ka deklaruar se nuk ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja e rëndë por pranon se bashkëshorti i saj i kishte deklaruar asaj por edhe banorëve të fshatit se do ta vriste Merushen, gruan me të cilën bashkëjetonte djali i tyre.

Sipas saj Merushe Hazizi e acaronte bashkëshortin e saj 61-vjeçar duke i thënë se nuk kishte shtëpi e duhej të largohej.

Teksa pastronte gjakun i cili ka mbuluar çdo cep të shtëpisë, Qerime Hoxha u shpreh se Merushe Hazizi ishte shkaku që djali i tyre u nda nga nusja e parë pasi ai e tradhtonte.

“Kjo shtëpi është e Xhevairit. Ajo i thoshtë ik se nuk ke shtëpi këtu. Një djalë kemi ne, Fatjonin. Xhevairi i ndërtoi dhe nuk i gëzoi këto shtëpi. Edhe nusja e parë prandaj iku e shkreta se djali shkonte me këtë. Me zor erdhi Xhevairi të rrinte këtu. Ajo i thoshte mos hajde këtu se janë shtëpitë e mia, na acaronte shumë. Ajo 1 muaj kishte që kishte ardhur këtu, jetonin me qira. Ai thoshte nëpër fshat do e vras, po nuk ma merrte mendja se do e bënte këtë punë.

Nusja thoshte që ‘këtu s’ke punë’. Djali mbronte nusen, jo babanë. Shtëpitë e Xhavairit ishin. Ajo thoshte i kam unë shtëpitë. Ziheshin përditë, bënte llafe. I thoshte; shporru. ‘Të më hash m… unë nuk luaj që këtu’, thoshte nusja. Djali kishte nusen e parë, dhe kjo u bë sebep. Këtu rrinte Xhevairi,” rrëfehet Qerimja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

12:49 / October 6, 2026

Apeli i GJKKO-së burgos me 110 vite grupin e mashtruesve me Call Center

13:38 / October 5, 2026

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

12:19 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.