Pas ngjarjes horror të ditës së djeshme në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 61-vjeçari Xhevair Hoxha vrau në mënyrë makabre nusen e djalit të tij, Merushe Hazizin, duke e therur me thikë në banjë, familjarët e kësaj të fundit kanë hapur sot dyert e mortit. Kortezhi me njerëz, familjarë, të afërm, miq e bashkëfshatarë po marrin pjesë në ceremoninë mortore të 30-vjeçares, ndërsa familjarët kanë refuzuar praninë e medias.
Në fakt, vrasja e të resë nga Xhevair Hoxha erdhi pasi ky i fundit nuk e pranoi kurrë bashkëjetesën e saj me dajlin e tij, Fatjonin. Prej afro 3 vjetësh, ata kishin debate të vazhdueshme në familje deri sa dje, 61 vjeçari e masakroi me thikë 30-vjeçaren. Menjëherë pasi kreu krimin, në kushte tejet të rënduara pskologjike, ai u vetëvar në një pemë në oborrin e shtëpisë së tij.
Për t’i qëndruar larg sherreve të cilat ishin bërë të padurueshme, Fatjoni dhe Merushja jetuan për dy vjet me qira në qytetin e Fierit. Por para disa javësh ishin kthyer sërish në fshat. Në këtë kohë, mes tyre dhe Xhevairit kishte nisur një tjetër konflikt për pronësinë e shtëpisë. Këtë e pohon dhe bashkëshortja e autorit të krimit, e cila po pastron gjurmët e gjakut.
Ndërkaq, të afërm dhekomshinj të familjes Hoxha deklaruan se e nuk e kishin marrë seriozisht Xhevairin kur ju thoshte se nëse nusja kthehej në fshat do ta vriste. Para se të njiheshin Merushja dhe Fatjoni kanë qenë të martuar. 30 vjeçarja nga martesa e parë ka tre fëmijë që i po i rrit ish-burri. Ndërsa Fatjoni një fëmijë kujdestarinë e të cilit e ka marrë ish-bashkëshortja.
