Policia e Shtetit ka publikuar emrat e pesë personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndrëkombëtar, që janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, për të cilët kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i lokalizuar dhe arrestuar ata.
Konkretisht policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasve: TALO ÇELA, LAERT HAXHIU, JANI ALIA, IBRAHIM LICI DHE ERJON LLAPUSHI.
Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.
