Një makinë ka marrë flakë në ecje në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur te nënkalimi i “Kopshtit “botanik”, ku një mjet në ecje është përfshirë nga flakët.
Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një defekt teknik. Siç shihet edhe në videon e Abc në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur fikjen e menjëhershme të zjarrit.
