Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Pas debateve që shkaktoi, Ermali i jep një këshillë Donald Veshajt dhe Bora Zemanit

10:36 / April 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maxresdefault 2 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ermal Mamaqi ishte kryefjala e mediave rozë para pak kohësh pas asaj shakaje që aktori i humorit bëri në “Big Brother Vip” në lidhje me Bora Zemanin.

Mirëpo, Mamaqi ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku teksa u bë pjesë e një loje, atij iu kërkua të jepte një këshillë për disa personazhe publikë. Kështu, 2 prej tyre për të cilët Ermali duhet të formulonte një këshillë ishin edhe aktori Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani.

“(Për Donaldin) Mund t’i këshilloj që të organizohet me shpejtësi dhe të stabilizohet me ndjenjat.”– u shpreh Ermal Mamaqi për ish-banorin e BBV.

Kurse lidhur me Bora Zemanin, ai u ngacmua edhe nga moderatoret e emisionit ndërsa po jepte përgjigjen e tij, por nuk preferoi të flasë për marrëdhënien e saj me Donaldin. Këshilla e tij për Borën ishte që t’i kushtonte pak më shumë kohë qetësisë fizike.

“Borës do t’i këshilloj, sepse e di se e kam takuar disa herë… (Pyetje: Të ndajë mendjen?) Nuk dua të ngatërrohem në këto… aq më pak në televizion. Borës do t’i këshilloja pak më shumë kohë qetësisë fizike, sepse e shikoj gjithë kohës që është non-stop (në punë)”– deklaroi ai.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Ermal Mamaqi foli në lidhje me debatin që shkaktoi pas batutave të tij, kur ai ishte pjesë e darkës në “Big Brother VIP” dhe ku u bë shkak i konfliktit mes Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt.

Një batutë e tij, ku përmendi Bora Zemanin shkakoi shumë pakënaqësi  për Beatrix Ramosaj e cila nuk pranoi të ishte pjesë e një darke me banorët.

Ai theksoi gjatë një interviste se e gjithë kjo situatë ishte në kuadrin e shakasë, megjithatë komentet e shumta negative nuk kanë munguar.

“Ka pasur shumë fëmijë që kanë qenë dashuruar me Donaldin dhe iu duk sikur e sulmova. Kjo është magjia e televizionit, është një hipnozë totale. Këta njerëz kanë qenë të hipnotizuar nga Big Brother. Ishte një batutë kaq e thjeshtë që unë ta kisha menduar se do të bëhej virale do ta bëja më të fortë. Do të kisha marrë ndonjë bluzë të Borës dhe do të thoja ‘I Love You Bora’. Kjo do të ishte skandal.“, theksoi Ermali.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

Dua Lipa “surprizon” Shakirën në Madrid: Më duket se jam në ëndërr

10:47 / October 4, 2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

22:58 / October 2, 2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

22:22 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.