Ermal Mamaqi ishte kryefjala e mediave rozë para pak kohësh pas asaj shakaje që aktori i humorit bëri në “Big Brother Vip” në lidhje me Bora Zemanin.
Mirëpo, Mamaqi ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku teksa u bë pjesë e një loje, atij iu kërkua të jepte një këshillë për disa personazhe publikë. Kështu, 2 prej tyre për të cilët Ermali duhet të formulonte një këshillë ishin edhe aktori Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani.
“(Për Donaldin) Mund t’i këshilloj që të organizohet me shpejtësi dhe të stabilizohet me ndjenjat.”– u shpreh Ermal Mamaqi për ish-banorin e BBV.
Kurse lidhur me Bora Zemanin, ai u ngacmua edhe nga moderatoret e emisionit ndërsa po jepte përgjigjen e tij, por nuk preferoi të flasë për marrëdhënien e saj me Donaldin. Këshilla e tij për Borën ishte që t’i kushtonte pak më shumë kohë qetësisë fizike.
“Borës do t’i këshilloj, sepse e di se e kam takuar disa herë… (Pyetje: Të ndajë mendjen?) Nuk dua të ngatërrohem në këto… aq më pak në televizion. Borës do t’i këshilloja pak më shumë kohë qetësisë fizike, sepse e shikoj gjithë kohës që është non-stop (në punë)”– deklaroi ai.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Ermal Mamaqi foli në lidhje me debatin që shkaktoi pas batutave të tij, kur ai ishte pjesë e darkës në “Big Brother VIP” dhe ku u bë shkak i konfliktit mes Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt.
Një batutë e tij, ku përmendi Bora Zemanin shkakoi shumë pakënaqësi për Beatrix Ramosaj e cila nuk pranoi të ishte pjesë e një darke me banorët.
Ai theksoi gjatë një interviste se e gjithë kjo situatë ishte në kuadrin e shakasë, megjithatë komentet e shumta negative nuk kanë munguar.
“Ka pasur shumë fëmijë që kanë qenë dashuruar me Donaldin dhe iu duk sikur e sulmova. Kjo është magjia e televizionit, është një hipnozë totale. Këta njerëz kanë qenë të hipnotizuar nga Big Brother. Ishte një batutë kaq e thjeshtë që unë ta kisha menduar se do të bëhej virale do ta bëja më të fortë. Do të kisha marrë ndonjë bluzë të Borës dhe do të thoja ‘I Love You Bora’. Kjo do të ishte skandal.“, theksoi Ermali.
