Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shtrenjtimi i kafesë, çmimet në bare dhe restorante thyejnë rekordin e 14 viteve

19:28 / April 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
29350523 medium 71E24994 C891 41BD AB74 0B50AD4BEE19
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Konsumi i kafesë e produkteve të tjera në bare, apo ngrënia e një dreke në restorant, në mars kushtonte më shtrenjtë se një vit më parë.

Sipas INSTAT, që mat ndryshimin vjetor të Indeksit të Çmimeve të Konsumit, ky indeks u rrit me 4.6% në mars 2022, në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë. Kjo është rritja më e lartë në 14 vjet, që prej vitit 2008.

Që nga viti 2014 deri nga fundi i vitit 2020, çmimet e restoranteve e bareve qëndruan pothuajse të pandryshuara, të ndikuar edhe nga fakti që për shumë muaj ato qëndruan të mbyllura. Nga viti 2021 filloi shtrenjtimi i kafeneve ndërsa muajt e fundit edhe restorantet kanë reflektuar rritjen e çmimeve të vajit, mishit të pulës, zarzavateve etj.

“Aktualisht, çmimet e produkteve ushqimore janë rritur 20 deri 30% apo deri në 40% siç është produkti i vajit të lulediellit që përdoret në sasi të lartë në fast food”, thotë përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj.

Ai ka paralajmëruar më herët se dhe çmimet në bare e restorante do të rriten. Rritja e produkteve bazë nuk është reflektuar të çmimet finale të bareve dhe restoranteve. Produktet bazike siç është uji dhe kafeja, pavarësisht se plastika është rritur, në bare nuk kanë ndryshuar. Shtrenjtimi i produkteve është amortizuar nga fitimet e bizneseve.

Në vend ka rreth 14 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante, duke na bërë ndër të parët në botë për numrin e lokaleve në raport me popullsinë. Ky segment ka dhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit në vend, me rreth 37% të totalit. Vetëm në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka 18% të të punësuarve në biznesin e vogël. /Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

‘Programi i strehimit’/ 4000 kredi të buta për të rinjtë dhe familjet e reja! 100% kredi për shtëpi nëse s’ke kursime

17:30 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026

OSBE vëzhgon drejtësinë: 7 sfida për gjykatat e posaçme

16:02 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.