Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Kthehet mesfusha e De Biazit, ja si pritet të rreshtohet Shqipëria ndaj Turqisë

15:26 / March 20, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
formacioni kunder turqise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekipi ynë kombëtar po vijon përgatitjet me intensitet të lartë në kuadër të dy sfidave me Turqinë dhe Andorrën. Pasi është njohur me formën e lojtarëve, trajneri Kristian Panuçi ka nisur të mendojë mbi titullarët që do të hedhë në fushë nga minuta e parë në ndeshjen e parë kundër Turqisë, që do të zhvillohet në “Loro Borici”, por edhe mbi skemën që do të përdorë në këtë sfidë.

Italiani dhe stafi i tij janë ende në fillim të përgatitjeve, ndaj edhe nuk kanë krijuar një ide të qartë rreth 11- shes titullare. Aktualisht, stafi teknik është në vëzhgim të grupit, duke kaluar në “sitë” një e nga një të gjithë lojtarët e grumbulluar.

Në seancën e parë, italiani nuk arriti të ndërtonte një formacion, pasi kishte mungesa në grup, ndërsa në seancën e djeshme që rezulton të jetë e dyta, Panuçi nuk ndërtoi skuadër, por provoi lojtarë të ndryshëm në repartet respektive.

SKEMA – Trajneri Panuçi dhe ndihmësit e tij ende nuk kanë vendosur se si do të rreshtohen në përballjen e së premtes kundër Turqisë. Italiani ka dy teza: E para që konsiston në skemën dhe rreshtimin 4-5-1 dhe e dyta 4-3-3.

Pavarësisht se në pamje të parë duket sikur janë rreshtime të ndryshme, në fushën e lojës të dyja këto rreshtime janë thuajse identike, me përjashtimin kur thuhet 4-3-3, dy sulmuesit e krahut përkatësisht Greza dhe Uzuni duhet të jenë më afër Sadikut, i cili ditën e sotme alarmoi trajnerin Panuçi duke lënë stërvitjen në mes. Pritet të mësohet shkalla e dëmtimit. Në rast se Sadiku nuk ia del, trajnerit i duhet të mendojë për një alternativë tjetër.

Ndërsa në të kundërt, në rreshtimin 4-5-1, Grezda dhe Uzuni do jenë pak më afër mesfushorëve dhe konsiderohen edhe ata të tillë. Pra, rreshtimi është vetëm çështje metrash për vendosjen e lojtarëve dhe detyrash më specifike për dy anësorët, që sigurisht do të ndryshojë në disa variante gjatë 90 minutave.

FORMACIONI – E ndërsa rreshtimi mbetet vetëm çështje sektorësh në fushën e blertë, i rëndësishëm është fakti se kush do t’i mbulojë këto hapësira në drejtkëndëshin e gjelbër.

Pikë së pari, Panuçi rëndësi të veçantë do t’i kushtojë prapavijës dhe me shumë gjasa do t’i ndërtojë një mbrojtje me elementë të Serisë A, me Gjimshitin dhe Ismajlin në qendër të mbështetur nga Hysaj dhe Aliji nga krahët. Teksa mbrojtja dhe sulmi nuk kanë shumë punë për t’u ndërtuar për shkak edhe të alternativave, mesfusha do bëjë Panuçin me “dhimbje koke”, pasi ka shumë lojtarë për vetëm tri pozicione.

Por ka shumë të ngjarë që, nga çka la edhe të kuptohet nga seanca e djeshme stërvitore, Abrashi do të jetë në fushë, i mbështetur nga krahët nga Memushaj dhe Xhaka. Ndërsa sulmi do të përbëhet nga treshja; Sadiku ose Balaj në majë të repartit të avancuar dhe nga krahët do të mbështesin Uzuni e Grezda. Kjo është situata paraprake në kampin kuqezi, por do të jenë tri seancat pasardhëse ato që do të vendosin se cilët do të zgjedhë për titullarë Kristian Panuçi.



Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo mbyll kapitullin e Botërorëve: “Ky ishte i fundit për mua/Kam dhënë gjithçka për Portugalinë”

13:36 / July 7, 2026

Portugali-Spanjë/ “La Roja” godet në minutën e parë shtesë, Merino gjen avantazhin

23:01 / July 6, 2026

Fundi i një epoke? Neymar flet për tërheqjen pas eliminimit tronditës të Brazilit nga Botërori 2026

08:18 / July 6, 2026

Vendosi kualifikimin e Portugalisë, çfarë është teknologjia Trionda

11:51 / July 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.