Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kaluan 10 ton drogë në vendet e Evropës/ Policia spanjolle shkatërron asetet e bandës së frikshme shqiptare

23:56 / April 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spanje 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia spanjolle ka shkatërruar logjistikën e një prej bandave shqiptare më të rrezikshme në fushën e trafikut të drogës. Përmes  dy operacioneve të Gardës Civile të Tarragonës janë shkatërruar mjetet të cilat përdornin trafikantët shqiptarë për të futur drogë përmes Costa Doradas për ta shitur më pas atë në vendet e Evropës.

Goditja ndaj bandës së drogës kulmoi kur policia zbuloi zhvendosjen e aktivitetit të tyre nga Andaluzia drejt brigjeve katalanase duke sekuestruar njëherësh 10 tonë drogë ndaj10 trafikantëve që drejtonin gjithë rrjetin ndërsa u vendosën në pranga 51 persona. Nga dy organizatat e shpërbëra, e para ishte e vendosur në deltën e Ebros duke e bërë më të lehtë për trafikantët e drogës lëshimin e varkave për të transportuar kanabisin nga Maroku. Shërbimet e tyre kërkoheshin nga trafikantët e shpërndarë në të gjithë Spanjën: nga Galicia në Extremadura, si dhe Andaluzia dhe Katalonia.

Ata jo vetëm që siguruan varkat, por edhe të gjithë logjistikën: nga karburanti te ushqimi. Madje ofruan shërbime sigurie për të anashkaluar mbikëqyrjen e policisë gjatë zbarkimit të drogës. Në operacionin e pagëzuar si  ‘Maius’, agjentët arrestuan 19 persona në Algeciras dhe Tarragona, ku ndodheshin drejtuesit kryesorë të rrjetit.

Ndërsa në operacionin ‘Drift’, Garda Civile arrestoi trafikantin më të madh të hashashit në Katalonjë gjatë vitit të kaluar.  Bëhet fjalë, për një person me origjinë shqiptare, me banim në qytetin Viladecans të Barcelonës, shkruajnë mediat spanjolle.

Rrjeti që drejtonte shqiptari ishte përgjegjës jo vetëm për futjen e hashashit në Spanjë , por edhe për dërgimin e drogës në vende të tjera të Evropës duke trefishaur vlerën e tij në tregun e zi.  Në këtë rast, ata i blenë varkat në Galicia dhe në Portugali.

Pasi i transportuan në Katalonjë, ata i përgatitën në një punishte, që ndodhej në Cambrils , ku kishin punësuar një mekanik detar, i cili ishte përgjegjës për përgatitjen e narko -skafeve për të mbërritur në Afrikën e Veriut për të marrë drogën. Gjatë hetimeve, policia spanjolle ka kapur katër raste të transportit të hashashit, dy në Tarragona, një në Alicante dhe një tjetër në Ibiza.

Operacioni “Drift”, i cili përfundoi të martën e kaluar, ka rezultuar me 30 të arrestuar në Alicante, Tarragona, Barcelonë, Murcia dhe Ishujt Balearik, si dhe me ndalimin e pesë trafikantëve të drogës dhe më shumë se 5700 kg hashash.

Droga Policia spanjolle
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasadori Tom Barrack: SHBA mund të godasë Iranin që këtë fundjavë! Trump: Nuk kam dijeni

22:40 / October 23, 2026

Dorëheqjet në administratë/ A do të largohet Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën

21:58 / October 23, 2026

U përfol për lidhje me princin 82-vjeçar, aktorja e njohur shuan kureshtjen: Mes nesh ka vetëm miqësi

21:18 / October 23, 2026

Turizmi ngadalëson ritmin/ Në shtator hynë 1.28 milionë të huaj, vetëm 2.1% më shumë se një vit më parë

20:38 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.