Uniformat blu në qytetin e Gramshit kanë arrestuar një 34-vjeçar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij. Shtetasi i arrestuar u identifikua me inicialet E.P.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij.”
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
