Paraditen e sotme, një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen muzeale të Gjirokastrës.
Sipas policisë, flakët e zjarrit kanë shkrumbuar banesën e shtetasit S.M.,në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër.
Dyshimet paraprake janë se zjarri është ndezur nga vajza e shtetasit S. M., e cila kaprobleme të shëndetit mendor.
Policia njofton:
Në datën 15.04.2022, rreth orës 10:20, në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, është djegur plotësisht banesa në pronësi të shtetasit S. M.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është ndezur nga vajza e shtetasit S. M., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Nuk ka persona të dëmtuar.
