Një person është gjetur i mbytur këtë të premte në bregdetin e Durrësit.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në Lagjen numër 1 të qytetit Bregdetar, pranë shëtitores Taulantia, ku trupi i pajetë është konstatuar fillimisht nga banorët e zonës. Deri më tani nuk dihet akoma asnjë informacion në lidhje me gjininë apo identitetin e viktimës.
Uniformat blu ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e viktimës.
