Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Grupet e bisedave të WhatsApp shndërrohen në komunitete

16:50 / April 15, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
wp3.jpg 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

WhatsApp do të shtojë një opsion të ri që mendohet të ndryshojë tërësisht komunikimin. Communities do të ndihmojë përdoruesit të bashkojnë disa grupe bisedash nën një temë të caktuar për të shpërndarë informacionet në mënyrë më eficente.

Drejtuesit e këtyre komuniteteve mund të ndajnë mesazhe me këdo si dhe të përcaktojnë cilët grupe do të përfshihen. Mark Zuckerberg ka lajmëruar se ky “evolucion” do të nisë të testohet përpara se të jetë i disponueshëm për të gjithë.

“Mund të bashkoni disa grupe në një komunitet të vetëm. Nëse më parë kishit grupe të ndara për çdo lëndë mësimore, tashmë mund të keni një komunitet të përbashkët, me një hapësirë qendrore njoftimesh dhe opsione për drejtuesit”, tha themeluesi i Meta.

Sipas tij, mendohet se kjo risi do thjeshtojë komunikimin dhe bashkëpunimin mes njerëzve për të përfunduar më shumë punë së bashku. Në të ardhmen, një opsion i ngjashëm do të krijohet edhe për Facebook, Messenger dhe Instagram.

Përveç Communities, WhatsApp ka njoftuar edhe për ndryshime të tjera në grupet e bisedave, si përdorimi i ikonave për të reaguar në mesazhe të përzgjedhura, dërgimi i dokumenteve me kapacitet 2GB dhe telefonata zanore midis 32 personave.

wp2.jpg

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punonjëses së Bashkisë Elbasan iu vu tritol në makinë, shkon në tre numri i të arrestuarve

17:41 / November 14, 2026

Raporti zbulon shkelje në rastin e Arlinda Zekajt, kërkohen masa disiplinore ndaj zyrtarëve të Punëve Sociale

17:19 / November 14, 2026

Microsoft: Të gjitha shërbimet tona tashmë janë funksionale

13:50 / November 14, 2026

Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme

13:40 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.