Tre zyrtarë të zyrës së Urbanistikës në Bashkinë e Elbasanit, një biznesmen dhe një qytetar dyshohen se kanë bërë ndërtime pa leje në këtë qytet. Për këtë arsye, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrestimin e këtyre personave.
Ndërkaq, Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për tre specialistët e zyrës së Ubranistikës në Bashkinë e Elbasanit.
Gjithashtu, u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetasit I.Poka dhe biznesmenin Ylli Sala, të cilët akuzohen për “ndërtim pa leje”.
