Ka përfunduar proçesi i zgjedhjeve dhe numërimit për kryetarin e ri të Degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër. Komisioni i Rithemelimit, që po monitoron të gjithë proçesin, sqaron se pas numërimit të fletëve të votimit, fitues është shpallur Eris Shahin Shehaj, me 53% të votave, ndërkohë vijon proçesi në 17 degët e tjera.
Njoftimi:
Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur proçesi zgjedhor për zgjedhjen e PD dega Gjirokastër.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Gjirokastër u shpall Eris Shahin Shehaj me 53% të votave.
Vijon proçesi i votimit në 17 degët e tjera.
