Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

U arrestua për mashtrim dhe u dënua me 10 vite burg, zbardhet çfarë ka ndodhur me dentisten e ‘VIP’-ave

10:02 / April 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 625d18fbf3192
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dentistja Alesia Duka, e dënuar për mashtrim, është liruar para kohe nga qelia. Më 20 Janar të këtij viti, gjyqtari i gjykatës së Tiranës Albert Meca vendosi ti ulë dënimin me 80 ditë Dukës, duke pranuar kërkesën e saj.

E arrestuar që prej 28 shkurtit 2018, ajo u dënua me 10 vite burgim nga Gjykata e Durrësit më 25 Gusht 2019. Tre muaj më vonë, dënimi i ulët sërish. Më 8 Mars 2019, Apeli i Durrësit cakton 6 vite e 8 muaj burgim.

Në vendimin e gjykatës së Tiranës shpjegohet se nga ky dënim, deri më datë 20 Janar 2022, e dënuara ka vuajtur gjithsej 6 vjet, 4 muaj e 9 ditë dhe i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 muaj e 21 ditë burgim.

Në arsyetimin e tij, gjyqtari vlerëson se dentistja është sjellë mirë gjatë qëndrimit pas hekurave dhe ka marrë pjesë në programet e veprimtaritë e burgut. Kjo, thuhet në vendim, e bindin Gjykatën se kërkuesja i plotëson kushtet për të përfituar një ulje dënimi.

“Nga vlerësimi i sjelljes rezultoi e provuar se kjo e dënuar gjatë kohës së vuajtjes së dënimit ka manifestuar sjellje dhe qëndrim të mirë duke u munduar të respektojë rregulloren e institucionit. Ndaj saj nuk janë marrë masa disiplinore, ka lidhje të vazhdueshme me familjaret dhe është pjesëmarrëse në programet dhe veprimtaritë e zhvilluar në institucionin ku vuan dënimin. Kërkuesja është e punësuar në organikën e IEVP. Koha e vuajtjes së dënimit është e mjaftueshme për t’i krijuar bindjen Gjykatës lidhur me sjelljen dhe pjesëmarrjen e të dënuarës në aktivitetet e organizuara nga administrata e burgut. Qëndrimi i të dënuarës dhe pjesëmarrja e saj në aktivitete kanë qenë të tilla që kanë treguar riintegrimin e tij në shoqëri, elemente të kërkuar nga neni 63 i ligjit nr.8328 ‘Për të drejtat dhe  trajtimin e të dënuarve me burgim dhe te paraburgosurve’ (me ndryshime). Kjo sjellje dhe pjesmarrja e të dënuarit në aktivitete e bindin Gjykatën se kërkuesi i plotëson kushtet për të përfituar një ulje dënimi”, thuhet në vendim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.