Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhen urdhrat e bosit shqiptar Elvis Demçe: Si kërkonte të vriteshin policët italianë

15:37 / April 18, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia italiane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat italiane janë rikthyer për të folur për bosin shqiptar Elvis Demçe, i cili arriti që të merrte nën kontroll trafikun e drogës në Romë. Ai u arrestua në Janar falë një operacioni të madh policor. Demçe, i cili njihej edhe me nofkën “Spartacus” ishte një njeri shumë i afërt me Fabrizio Piscitelli, lideri i një tifogrupi të Lazio-s. Piscitelli njihej me nofkën “Diaboliku” dhe u vra më Gusht të 2019-s. Prej vdekjes së tij, shumë gjëra janë trazuar në Romë dhe kanë pasuar me ekzekutime të tjera mafioze e deri në arrestime të ndryshme.

Siç shkruan Il Giornale, 36-vjeçari Demçe kishte disa zona ku synonte të shpërndante drogën, përgjithësisht në Prenestino, Castelli Romani dhe Velletri. Mirëpo ai kishte mësuar se disa agjentë policie kishin kryer hetime për bandën e tij. Prandaj, Demçe kishte vendosur që të gjurmonte identitetin e tyre, për t’i frikësuar ose eliminuar. Kjo është zbuluar nga informacionet e siguruara të policisë europiane, pasi u mundësua aksesi në serverin e Sky Eç, i cili është një sistem i enkriptuar bisedash dhe përdoret nga shumë organizata kriminale.

Falë rrjeteve sociale, grupi kishte mundur që të zbulonte fytyrat e punonjësve të policisë që po kryenin hetime, por nuk dinin adresat e shtëpive. “Nëse ndokush do të dinte shtëpitë e tyre. Do shkonim e do i prisnim atje, poshtë shtëpive të tyre dhe t’u thonim që të pirhen ata bij krvash”, thuhet në një regjistrim që është në dispozicionin e Europol.

Por “Spartacus” nuk kishte ndërmend vetëm të terrorizonte agjentët. Sipas asaj që del në bisedat e tij ai kërkon që të identifikohet shefi i agjentëve dhe të vritet. “Duhet ta vrasim, nuk kemi zgjidhje tjetër”, thotë ai. Për këtë arsye, siç shkruan Il Giornale ai nuk donte të vriste vetëm magjistratët Franceso dhe Giuseppe Cascini, por edhe policët e lidhur me çështjen e tij.

Madje për një prej agjentëve kishte dhënë direktiva të qarta: Nëse gjendet në ndonjë vend, t’i hidhen trutë në erë.

Tashmë të gjitha këto informacione janë në duart e drejtësisë. Mes tyre edhe një moment kur Demçe dhe banda e tij gjeti përgjues brenda makinës së tyre.

Kriminelët dyshuan për një oficer specifikisht. “Ka qenë pas meje prej një kohe të gjatë. Është me të vërtetë një bir k*rve. Duhet të jeni më të kujdesshëm me të”.

Por vendimi i Demçes ishte i qartë. “Nëse duhet, vriteni atë bir k*rve. Nuk kemi zgjedhje tjetër përveçse ta shkatërrojmë… Një plumb në kokë për ta shkatërruar. Përgatisni motorët, bisedoni me djemtë dhe bëhuni gati për veprim sepse nuk ka zgjidhje tjetër. Kushdo që e bëri këtë duhet qëlluar, shkatërrojini”, tha ai.

Në 7 Shtator 2020 banda kriminale arriti që të identifikojë policët e lidhur me ngjarjen dhe kanë shpërndarë me njëri tjetrin foto nga rrjetet sociale. Megjithatë planet e “Spartacus” nuk u realizuan. Bosi që donte të pushtonte Romën shkoi pas qelie për disa akuza shumë të rënda.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit

13:50 / September 24, 2026

Kalohet direkt votim/ Miratohet pjesëmarrja e FA në Gaza, kryetari Peleshi mbyll para kohe seancën e sotme

13:45 / September 24, 2026

Zelensky: Putin nuk do fundin e luftës/ Fjalimi në OKB: Duhet të ndalet, liria e tij rrezikon botën

13:35 / September 24, 2026

Presidenti Begaj takim me Demon, Hitën dhe kreun e komanduar të SHISH: Diskutime për çështje të aktualitetit

12:56 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.