Para pak minutash, në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë ka ndodhur një aksident ku për pasojë, një makinë ka përplasur një fëmijë 7 vjeç.
Vogëlushi u përplas teksa ndodhej pranë vijave të bardha, ndërsa menjëherë pas aksidentit ai u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
