Gjykata ka dënuar me burg përjetë Ervis Zotajn, autorin e vrasjes së Drita Saliajt në Mallakastër.
Ndërsa ka dënuar me nga 17 vite dhe 14 vite burgim dy personat e përfshirë në vrasje, Sindi Shehaj dhe Luis Saliaj.
Ngjarja
Në Janar të vitit 2020, tre të rinjt të fshatit Gjerbës të Mallakastrës, torturuan, përdhunuan dhe vranë 51-vjeçaren, Drita Saliaj.
Një prej autorëve të krimit që tronditi mbarë vendin ishte edhe nipi i bashkëshortit të viktimës, 16-vjeçari, Luis Saliaj, ndërsa dy autorët e tjerë ishin, 16-vjeçari, Sindi Shehaj dhe 26-vjeçari, Ervis Zotaj.
