Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“S’e dinte që ishte shtatzënë”, gjinekologu shpjegon fenomenin e rrallë të 20-vjeçares që lindi në tualetin e QSUT

16:10 / April 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Redi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtatzënia kriptike është një fenomen i rrallë, thënë ndryshe shtatzëni e fshehur.

Studimet tregojnë se 1 në 475 e gra nuk kupton që po pret një fëmijë. Është shumë e frikshme për një grua të zbulojë që është shtatzënë në muajin e shtatë, tetë apo të nëntë, madje ndodh që t’ju vijnë dhimbjet e lindjes pa e kuptuar që po presin një fëmijë.

Para pak ditësh në vendin tonë Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë bëri publik rastin e një 20-vjeçareje që shkoi në urgjencën e QSUT me dhimbje të forta barku dhe përfundoi në tualet duke sjellë në jetë fëmijën e saj për të cilin ajo nuk ishte në dijeni.

Mjeku gjinekolog Redi Hoxhallari tha në Ora News se shtatzënia kriptike është situatë e rrallë, ndërsa shtoi se nuk ka kushte të imponuara për këtë. Sipas tij, shtatzëni kriptike quhet edhe çdo shtatzëni që zbulohet pas javës së 20-të.

“Që të bësh triazhin e shtatzënisë është shumë e rëndësishme.

Kushtet për te imponuar një shtatzëni kriptike, nuk ka. Ajo është një shtatzëni e paditur. Ato janë më të shpeshta në shoqëri të civilizuar. Janë më të shpeshta në rreth të 20-ave, ose mbi të 40-at.

Ka dhe situata shëndetësore të ndryshme që mund të shoqërohen me mungesë të ciklit menstrual.

Kam pasur një rast të një pacienteje që kishte cikël menstrual njëherë në 6 muaj. Ajo kishte ademonë në hipofizë, dhe nuk kishte mbetur shtatzënë. Pasi e hoqi, ajo erdhi sërish dhe në fakt këtë herë ishte 18 javëshe shtatzënë.

Janë dy kritere të moshës së shtatzëni, mosha menstruale dhe moshë ekografike. Ndonjëherë ka moskonkordancë. Shpesh ndodhin hematoma që sjellin gjakderdhje dhe mund të cilësohet si cikël.

Në rast të një lindjeje të një shtatzënie kriptike, fëmija ka nevojë për kontroll të imtësishëm. Edhe pse nuk ka informacion, duhet kontrolli.

Në këtë kohë i kemi mundësitë që lindjet të bëhen në kushtet më të mira. Në raste të tjera, në situatë vunerabël mbetet bebi.

Shtatzënia kriptike është situatë e rrallë. Femrat duhet të bëjnë kontrolle të vazhdueshme”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.