Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

‘Çfarë gjeti’/ Berisha: Shefi i shërbimeve sekrete në SHBA ka parë dosjen time

22:56 / April 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar sonte se kreu i shërbimeve sekrete në SHBA ka parë dosjen e tij për shpalljen “non grata”.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Berisha tha se, pasi ka parë dosjen për politikanët e Ballkanit, për të (Berishën) ai nuk ka gjetur asnjë fakt.

“Ata kanë kërkuar pjesë të sovranitetit në territor. Por nuk kanë kërkuar kurrë të diktojnë se kush duhet të jetë ose jo në Parlament. Këto janë jashtë të gjitha…

Kushdo në këtë botë të paraqesë një fakt dhe unë marr çdo vendim. E di çfarë u ndodh atyre që kanë bërë këtë? Fakte kemi, por s’i themi. Ata që kanë parë dosjen thonë që s’ka fakte. Jo pak vetë e kanë parë dosjen. Nëse drejtori në detyrë i të gjitha shërbimeve sekrete të SHBA-së, thotë se unë kam parë dosjen për politikanët e Ballkanit dhe për filanin, pra për mua, nuk ka pasur, e për rrjedhojë thotë se ke shërbyer si agjent i George Soros në Ballkan. A mendon ti se ky njeri, së paku nëse kandidon Donald Trump, është kandidat për ministër i Jashtëm, do investonte në këtë mënyrë?”, tha Berisha.

Sipas tij, nëse ai nuk do të ishte përjashtuar nga PD, do të zhvillonte një “projekt” me reagime ndaj shpalljes ‘non grata’ nga SHBA-të”.

“Po e ripërsëris. Në rast se do ishte në rrafshin personal, në mënyrë absolute kjo nuk më intereson. Unë kisha një projekt të gjerë reagimi si politikan, si intelektual. Kjo më merr kohën mua tani. Do bëja transparencë. Sot janë rreth 40 publikime, nga një libër deri tek shkrimet në media. Ky është qëllimi im. Dua të bëj transparencë. Asnjë njeriu nuk i kam thënë të më heqin. Nëse lufton për dinjitetin tënd, nuk duhet të kërkosh ndihmë. Unë nuk mund të pranoj të diktojnë se kush është në Parlament. Po të përcaktosh kush do të hyjë ose jo në Parlament, kjo nuk mund të ndodhë”, tha Berisha.

Berisha dosja SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Kishte kultivuar bimë narkotike në mes të kanioneve në fshatin Progonat të Tepelenës, arrestohet në vendngjarje 57-vjeçari

09:25 / July 21, 2026

Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

09:15 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.