Ditën e mërkurë, socialistët zhvilluan një mbledhje të grupit parlamentar ku secili bëri propozimet e veta, duke zgjedhur 3 emra të cilët ata i konsideronin si kandidatë për Presidentin e vendit. Ndërsa sot, 2 ditë më pas duket se është bërë një seleksionim i emrave që janë propozuar. Mësohet se rezultojnë plot 67 emra që janë përzgjedhur nga deputetët e grupit të PS-së, ku sigurisht ka edhe emra nga radhët e socialistëve.
Megjithatë, kryeministri Edi Rama deklaroi se Presidenti i ri nuk do të jetë një emër nga Grupi Parlamentar i PS-së, çka nënkupton që në seleksionimin e parë të bërë sot janë hequr nga lista të gjithë emrat e grupit që janë propozuar. Sakaq, përsa i takon emrit të ri të kreut të shtetit, ai mbetet ende i pazbuluar.
