Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

VIDEO / Soni Malaj “tradhton” Berishën, del në krah të Veliajt

21:54 / March 20, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
e0f0652e 23bb 4515 9bf3 1029e8f1932e
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse nga Tropoja, Soni Malaj që dikur dilte krah Berishës, sot shfaqet me Veliajn duke mbjellë pemë.

Një artist i mirë është edhe një qytetar i mirë. Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Soni Malaj, iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë, me synimin për të shtuar gjelbërimin e qytetit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e falenderoi këngetaren për kontributin e saj artistik dhe u shpreh se tashmë me pemën “Kamelia” që ajo mbolli në Parkun e Liqenit Artificial, ka dhënë një kontribut për ta bërë qytetin më të jetueshëm dhe më të mirë për brezat e ardhshëm.  

“Soni Malaj, e cila ka lënë një emër të shkëlqyer në qytetin tonë, sot hodhi edhe rrënjë, ama jo rrënjë simbolike, por rrënjë të vërteta. Ajo mbolli një super pemë të bukur ‘Kamelia’, për të gjithë ata që do të vijnë gjatë gjithë këtij sezoni artistik në Amfiteatrin e Tiranës, sa hyn në derën kryesore, në të djathtë do të shohin pemën e Sonit. Jam shumë i lumtur sepse mesazhi që japim është se nuk mjafton vetëm me qenë artist i mirë, duhet me qenë mbi të gjitha qytetar i mirë”, tha Veliaj.

Më tej, ai theksoi se falë punës së bërë jo vetëm me gjelbërimin, por edhe me sistemimin dhe rikonstruksionin e gjithë Parkut të Liqenit Artificial, ai është kthyer në vendin më të preferuar të qytetarët, por edhe për artistët, që tashmë kanë një hapësirë dinjitoze për të bërë koncerte në natyrë. Ndaj, ai ftoi të gjithë artistët që të mbjellin pemë dhe të bëhen pjesë e angazhimeve artistike në Amfiteatrin i Liqenit.

Këngëtarja Soni Malaj, në emër të edhe të komunitetit të artistëve, falenderoi Bashkinë e Tiranës që bëri të mundur rikthimin e Amfiteatrit të Liqenit në një skenë moderne. Ajo premtoi se shumë shpejt do të organizojë një koncert për gjithë dashamirësit e muzikës së saj.

“Është fantastike në fakt të rikthehesh pas 22 vjetësh, nuk kemi pasur këto kushte, kanë qenë shumë herë më të vështira; Amfiteatri nuk ka qenë në këtë gjendje kaq madhështore, dhe në emër të të gjithë artistëve të falenderoj shumë që na e ke dhuruar. Për ne është dhuratë shumë e madhe ku mund të shpalosim artin tonë, edhe në fakt kemi menduar që në 1 Maj të bëjmë një koncert madhështor, me efekte speciale, orkestër, balerina, tamam për një ditë pranverore, edhe me shumë entuziazëm; Shumë muzikë për 1 Maj”, tha Soni Malaj.

https://www.youtube.com/watch?v=pZF4zyLiTiQ

kamelian mjell sonimalaj tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri

15:18 / September 27, 2026

Rama mesazh nga Rinasi: Masa ndaj kreut të SHISH ekstreme, u ekspozua një institucion i rëndësisë së veçantë

15:01 / September 27, 2026

Partia e Lirisë për fondet IPARD: “Bujqësia ka humbur mbi 300 mln euro”

13:22 / September 27, 2026

Sot Austri-Kosovë për vendin e parë në grup, trajneri Foda: “Dardanët” do ta tregojnë veten

12:39 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.