Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Askush s’më akuzon dot se kam vepruar kundër Shqipërisë, jam për të bërë histori, jo pasuri

15:18 / September 27, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramaa 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjatë viteve të tij në politikë mund të ketë bërë gabime, por sipas tij, askush nuk mund ta akuzojë se ka vepruar kundër interesit të Shqipërisë.

Përmes një videomesazhi nga aeroporti i ‘Nënë Tereza’, Rama tha se mund të jenë bërë akuza të ndryshme ndaj tij, por, sipas tij, nuk ekziston asnjë provë që lidhet me një firmë të tij, qoftë gjatë kohës kur ka qenë kryebashkiak i Tiranës apo kryeministër.

“Kur një zyrtar i ka hapur vetes një llogari me drejtësinë, është një çështje individuale mes saj dhe organeve të drejtësisë”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se fakti që drejtësia po heton persona me pushtet nuk dëshmon, sipas tij, se korrupsioni po shtohet, por se po goditet.

“Këto episode provojnë krejt të kundërtën, ato provojnë se korrupsioni po goditet”, deklaroi ai.

Rama tha se një nga zotimet e tij politike ka qenë lufta kundër pandëshkueshmërisë, pavarësisht pushtetit të personave që përballen me drejtësinë.

“Unë premtova rilindjen e një Shqipërie të rrënuar, u zotova për fundin e pandëshkueshmërisë pavarësisht pushtetit dhe ky është ndryshimi historik që po ndodh. Jam për të bërë histori, jo për të bërë pasuri”, përfundoi Rama.

akuza histori Rama shish Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: “Sot unë jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas”

15:38 / September 27, 2026

Rama mesazh nga Rinasi: Masa ndaj kreut të SHISH ekstreme, u ekspozua një institucion i rëndësisë së veçantë

15:01 / September 27, 2026

Partia e Lirisë për fondet IPARD: “Bujqësia ka humbur mbi 300 mln euro”

13:22 / September 27, 2026

Sot Austri-Kosovë për vendin e parë në grup, trajneri Foda: “Dardanët” do ta tregojnë veten

12:39 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.