Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kishte përshtatur lokalin për të shitur drogë, pranga pronarit në Durrës

13:49 / April 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 9 711x450 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Arapaj”.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë 52-vjeçari Sh. K., i cili dyshohet se kishte përshtatur lokalin për përdorim droge. Gjithashtu në pranga është vendosur edhe një klient, më konkretisht D. Q., nga Kavaja pasi gjatë kontrolleve i është gjetur një thikë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Arapaj”.

Gjatë operacionit goditet një rast i përshtatjes së lokalit për përdorim droge, arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.

Goditet dhe një rast i mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, arrestohet në flagrancë klienti i lokalit.

Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një armë e ftohtë (thikë).

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Arapaj”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Sh. K., 52 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pronari i lokalit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”;

D. Q., 33 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit Sh. K., në Arapaj, Durrës, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit D. Q., klient në lokal, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë të ftohtë (thikë).

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.