Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Era e fortë dëmton 100 hektarë të mbjella me shalqi në Imshtë të Lushnjes, fermerët: Dëmi shumë i madh

21:09 / April 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bujqesia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Moti i keq me erë të fortë që ka përfshirë vendin  ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e bujqësisë. Në Imshtë të Lushnjes janë dëmtuar rreth 100 hektarë të mbjella me shalqi. Fermerët shprehen se dëmet janë të konsiderueshme pasi janë dëmtuar plotësisht plastmasën e serave dhe po ashtu edhe fidanët. Në këto kushte fermerëve i duhet të zëvendësojnë plastmasën dhe deri në 50 % te bimëve te mbjella.

“I ka prishur era sot. Kam hedhur 2 mln lekë investim. Bimët janë dëmtuar nga era. Shteti nuk na ndihmon fare, nuk e di ça do bëjmë”, thotë një fermer.

“Është bërë dëm shumë i madh. Plastmasi është grisur. Bima po na thahet. Nuk po dimë ça të bëjmë, plastmasi duhet zëvendësuar nga  e para. Po bën dhe ftohtë, vështirë se mund të shpëtojnë bimët”, shprehet një tjetër.
Specialisti i bujqësisë, Stavri Mita shprehet se dëmet janë mjaft të mëdha dhe se po bëjnë të pamundurën për rikuperimin e dëmit pasi mbi 60 % e të ardhurave vjetore në zonë vijnë nga shalqiri.
“Të gjitha parcelat e mbjella me shalqi e pjepër janë dëmtuar maksimalisht. Kam folur me fermerët që të riorganizohemi dhe njëherë e të blejmë fidanë, plastmasë. Kemi 150 hektarë shalqi të mbjella. Janë dëmtuar fidanët, ato që janë mbjellë diku te 10 ditë më parë”, u shpreh ai.
Përveç dëmeve ekonomike, kjo situatë do të ndikojë edhe në daljen me vonesë në treg të prodhimit të shalqirit për këtë vit.

100 hektare demton fermeret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Goditet skema e mashtrimeve në Tiranë, 4 në pranga. Në kërkim pronari i ambientit

09:06 / September 30, 2026

Me makinë mbi trotuar duke bërë video për TikTok, 60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat/ I hiqet leja e qarkullimit

09:55 / September 29, 2026

Integrimi gradual/ Rama: Europa të ftojë Ballkanin Perëndimor në tryezën e BE

11:22 / September 28, 2026

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.