Tre zyrtarë janë arrestuar në Komunën e Novëbërdës, meqenëse kanë marrë paga pa shkuar fare në punë.
Sipas raportit të Policisë, ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Periudha kur ata dyshohet se e kanë kryer këtë vepër është nga 1 prilli i vitit 2019 e deri më 31 dhjetor të vitit të kaluar.
Pas intervistimit, ata janë dërguar në paraburgim./