Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS) do të detyrohet të ndërmarrë sot një manovër evazive të paplanifikuar për të shmangur përplasjen me objekte hapësinore.
“Motorët e anijes kozmike ‘Progress MS-18’ do të ndizen në orën 16:30 (13:30 GMT)”, tha agjencia ruse e hapësirës ”Roscosmos”.
Anija e ngarkesave është ankoruar në stacion.
Kjo do të bëjë që ISS të përshpejtohet me një shpejtësi prej një metër në sekondë dhe ta zhvendosë atë 1,8 kilometra më lart.
”Pas korrigjimit, ISS do të fluturojë në një lartësi prej 414 kilometrash mbi Tokë”, sipas ”Roscosmos”.
Lartësia maksimale e stacionit hapësinor është pak më shumë se 438 kilometra.
Mbeturinat janë një problem në rritje për udhëtimet në hapësirë.
ISS rregullisht duhet të shmangë objektet që fluturojnë pasi një përplasje mund ta shkatërrojë atë.
Në nëntor, ekuipazhi i ISS-së iu desh të kërkonte strehim në dy anije kozmike që u ankoruan në stacion pasi ushtria ruse shkatërroi një satelit të papërdorur.
Fragmentet kishin kërcënuar të përplaseshin me ISS, por në fund nuk u shkaktua asnjë dëm.
