Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

I maskuar dhe me pushkë në dorë, i riu grabit 39-vjeçarin në Shkodër

13:08 / April 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policiaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vaut të Dejës, pasi akuzohet se i ka vjedhur një shumë lekësh një shtetasi nën kërcënimin e armës.

Arrestrimi i këtij shtetasi u bë në sajë të finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “Pecaj”, i kryer nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Policia njofton:

Komisariati i Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve të shtuara për identifikimin dhe ndëshkimin e personave që lëvizin me armë zjarri, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pecaj”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. D. 26 vjeç, banues në fshatin Mnelë e Madhe,Vau Dejës.

Ky shtetas në lagjen “Pecaj”, fshati Mnelë e Madhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit dhe i maskuar, i ka marrë shumën prej 230 mijë lekë (të vjetër) shtetasit J. C. 39 vjeç, me banim në Rrilë, Lezhë, i cili po drejtonte automjetin tip “Ford”, dhe më pas  shtetasi Gj. D. është larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Gj. D., u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krëhëra pushke, 220 fishekë luftarak dhe 1 maskë me ngjyrë të zezë, e cila dyshohet se është përdorur nga ky shtetas për të kryer vjedhjen nën kërcënimin e armës.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

12:49 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.