Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gjirokastër/ Arrestohet 29-vjeçari i cili transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

09:48 / April 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia GJirokaster
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “ROAD GUARD 15”, në kuadër të të cilit ka arrestuar një shtetas 29-vjeçar i cili transportonte 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet operacionale dhe shërbimet e kufirit të gjelbër të DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër dhe shërbimet FRONTEX, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “ROAD GUARD 15”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije kapën në flagrancë, në aksin rrugor Libohovë-Nepravishtë, Gjirokastër, shtetasin N. Zh., duke transportuar me automjet, 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin N. Zh., 29 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe dy aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

12:49 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.