Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kapet autori i plagosjes së Edis Reçajt në Shkodër, pranga dhe pronarit të hotelit ku fshihej

09:18 / April 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edis recaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga autorin e plagosjes së ndodhur më 19 prill 2022 ndaj 28-vjeçarit Edis Reçaj, në lagjen “Perash” të Shkodrës.  I arrestuari është 29-vjeçari Elfat Salihi, banues në lagjen “Daniel Matlija”, Shkodër.

Sipas policisë, autori dhe i plagosur kanë pasur një sherr mes tyre ditën e ngjarjes, që më pas ka avancuar në përdorimin e armës.  Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor”, shtetasi Gj. D., 59 vjeç, banues në Shkodër, pronari i hotelit në të cilin fshihej autori i plagosjes.

Policia njofton:

Shkodër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Perash”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të shtetasit E. R., 28 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 19.04.2022.

Procedohet penalisht pronari i hotelit ku fshihej personi në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim për plagosje me armë zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Perash”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi i personit të kërkuar, i cili fshihej në një hotel në lagjen “Mark Lula”. Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit E. S., 29 vjeç, banues në lagjen “Daniel Matlija”, Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se më datë 19.04.2022, në lagjen Perash, ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin E. R., 28 vjeç banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor”, shtetasi Gj. D., 59 vjeç, banues në Shkodër, pronari i hotelit në të cilin fshihej shtetasi E. S. Shtetasi D. Gj. nuk ka kryer procedurat e nevojshme për regjistrimin dhe lëshimin e kuponit tatimor për shërbimin e ofruar në subjektin (hotelin) që administronte.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

12:49 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.