Pas një konflikti për motive të dobëta, 2 persona janë përleshur me njëri-tjetrin duke bërë që njëri prej tyre të përfundojë në spital. Sipas policisë, shtetasi me inicialet F. H., gjatë një sherri me kunatin e tij S. T., e ka goditur këtë të fundit me thikë.
Policia njofton:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në lagjen nr.15 Durrës, shtetasi F. H., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), kunatin e tij, shtetasin S. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna për kapjen e shtetasit F. H.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
