Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Kreu i OKB-së: Lufta në Ukrainë, “absurditet” i shekullit të XXI

13:28 / April 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Guterres 1 770x411 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e ka quajtur luftën në Ukrainë një “absurditet të shekullit 21”, pas vizitës që ka kryer në qytezën Borodjanka afër Kievit, ku janë gjetur shenja të torturës, pas largimit të trupave ruse nga ai rajon më herët gjatë këtij muaji.

“Imagjinoj familjen time në njërën prej këtyre shtëpive që tani është e shkatërruar dhe e zezë. Shoh mbesat e mia duke ikur në panik. Lufta është absurditet në shekullin 21. Lufta është djallëzore. Nuk ka mundësi që një luftë të pranohet në shekullin 21”, ka thënë Guterres nga Ukraina më 28 prill, raporton BBC.

Largimi i forcave ruse nga rajoni afër Kievit ka shpërfaqur të dhëna për vrasje brutale, torturë, varreza masive dhe shënjestrim të civilëve në luftime.

Disa vende, por edhe Kombet e Bashkuara i kanë kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale që të kryejë hetime për të vërtetuar nëse janë kryer krime lufte.

“Mbështes plotësisht Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe i bëj thirrje Federatës Ruse që të pranojë dhe të bashkëpunojë me këtë Gjykatë. Mirëpo kur flasim për krime lufte, ne nuk duhet të harrojmë që krimi më i madh është vetë lufta”, ka thënë ai. Pavarësisht të dhënave, Rusia ka hedhur poshtë akuzat se është duke shënjestruar civilët, prej kur ka nisur luftën e paprovokuar në Ukrainë më 24 shkurt.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

43 viktima dhe tetë vite pritje: Drejtësia jep vendimin për tragjedinë e urës Morandi

19:10 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.