Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rrezik i lartë për përhapjen epidemive, në rrugët e Mariupol ka mijëra kufoma

13:57 / April 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
124152044 mediaitem124152040
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas asaj që shkruan “CNN“, autoritetet lokale në Mariupol kanë paralajmëruar se ekziston një rrezik i lartë i përhapjes së epidemive, referuar këtu kushteve të llahtarshme sanitare në pjesën dërrmuese të qytetit, si dhe faktit se ndoshta mijëra trupa janë ende të shpërndarë nëpër rrugë.

Luftimet e ashpra për ditë e ditë të tëra kanë bërë që rreth 100,000 njerëz të qëndrojnë ende të bllokuar në Mariupol, ndërsa ndjejnë edhe mungesën e furnizimit me ujë. Këshilli i qytetit njoftoi të enjten se ekzistonte rreziku i kolerës, dizenterisë dhe Escherichia coli – një infeksion bakterial ky që mund të shkaktojë dhimbje të forta stomaku, diarre dhe probleme të veshkave.

Këshilli i qytetit tha se kushtet e jetesës që do të përkeqësoheshin me rritjen e temperaturave.

“Tashmë temperaturat kanë arritur në 20 gradë. Në qytet mund të shpërthejnë epidemi vdekjeprurëse për shkak të mungesës së furnizimit me ujë dhe kanalizimeve, dekompozimit të mijëra kufomave nën rrënoja dhe mungesës katastrofike me ujë të pijshëm dhe ushqimit”.

“Pushtuesit nuk mund t’i sigurojnë popullit ushqim, ujë dhe ilaçe. Ata kanë bllokuar të gjitha përpjekjet për evakuim. Dhe pa këtë, njerëzit do të vdesin.

Në fund të fundit, tani në kushtet e rrënuara të jetesës mesjetare të Mariupolit nevojitet evakuim i menjëhershëm dhe i plotë,” tha kryetari i bashkisë së Mariupolit Vadym Boychenko.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja nxjerr në terren “zjarrfikësit” me katër këmbë: Gomarët që pastrojnë pyjet nga rreziku

21:20 / July 23, 2026

43 viktima dhe tetë vite pritje: Drejtësia jep vendimin për tragjedinë e urës Morandi

19:10 / July 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të rregullave të konkurrencës

14:47 / July 23, 2026

SHBA, miratohet buxheti rekord i mbrojtjes prej 1.15 trilionë dollarë

10:05 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.