Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë vendimin arrest me burg për ish drejtorin e burgut të Reçit, Ervis Zika i cili u arrestuar një ditë më parë.
Drejtori i burgut te Reçit dyshohej se ka kaluar ne regjim pa skaner sende te paligjshme dhe se ka firmosur ne mënyrë fiktive kartelat e karburantit.
Ndërkohë pala mbrojtëse kërkoi një masë lehtësuese për faktin se drejtori i burgut nuk përbënte rrezikshmëri për ikje jashtë vendit.
Hetimi ndaj drejtorit te burgut te Reçit do vijoje ne kushtet e arrestit te shtëpisë. Vendimi u dha nga gjyqtarja e shkalles se pare ne Shkoder Izabela Radovani ndërsa prokurore e çështjes Shqiponja Milla.
