Çdo ditë e më shumë po kuptojmë se fenomeni i “shtëpive të barit” është tejet i përhapur në Shqipëri.
Jo më larg se sot, Policia e Tiranës ka zbuluar një jetër ambient ku ishte investuar në teknologji dhe mjete të përshtatshme për të kultivuar kanabisin në vende të mbyllura.
Mësohet se “shtëpia e barit” është gjendur në zonën e Kasharit në Tiranë, por deri në këtë moment nuk ka ende të arrestuar. Megjithatë, uniformat blu po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia njofton:
Në zonën e “Kashar 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6 në Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar një operacion policor, si rezultat i të cilit kanë zbuluar një ambient që ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Janë shoqëruar disa persona dhe po vijojnë veprimet nga Komisariati i Policisë Nr. 6.
Në përfundim të këtij operacioni do t’u japim infomacion të plotë.