Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Hygerta Sako tregon 10 gjërat që nuk i dini për të: Në gjimnaz më thërrisnin Françeska

18:05 / March 21, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hygerta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hygerta Sako është një nga figurat më të njohura televizive në Shqipëri. Ajo mori famë kur u shpall ‘Miss Albania’ në 1995 dhe pas këtij momenti nisi karriera e saj në televizion. Hygerta ka qenë pjesë e disa emisioneve televizive dhe për disa vite ka prezantuar ‘Festivalin e Fundvitit në RTSH’. Prej shumë kohësh Sako është edhe një nga figurat më të njohura të emisioneve sportive me programet që drejton në televizionin shtetëror.

Moderatorja e njohur përveçse njihet për programet që ka drejtuar dhe për aftësinë drejtuese në emisione, është padyshim një nga femrat më simpatike shqiptare.

Hygerta 2

Në një prononcim ekskluziv për “RevistaËho.Com” ajo ka rrëfyer 10 gjerat që nuk i dini për të.

Kur isha në gjimnaz më thërrisnin Françeska sepse i mbaja flokët model francez dhe këndoja gjithmonë këngët franceze në koncertet e shkollës.

Në klasë të 7-të jam renditur e treta në Olimpiadën e Matematikës në shkallë qarku edhe pse hyra rastësisht të zëvendësoja një tjetër pjesëmarrës që mungonte për arsye shëndetësore.

Di të qëndis e të qep në mënyrë perfekte që në moshë fare të vogël, të gjitha tipet e mundshme të qëndisjes apo tegelave dhe thur me shtiza shumë mirë. Vetëm grepin nuk e kam dashur dhe nuk e mësova kurrë.

Kur isha vërtet shumë e vogël, duke qenë se i shkoja mbrapa vëllait kudo kur ishte me shoqërinë e tij, kam mësuar që fëmijë notin, të luaj tavllën, qylin e burgun në lojën e tavllës, shah, pesëkatësh, pesëqindësh, e plot lojëra të tjera çunash të cilat i zotëroj shumë mirë edhe sot e kësaj dite.

Jam e fiksuar pas makinave të shpejta e me marshe dhe manovroj mjaft mirë me makinat, sa shpeshherë mendoj që duhet të isha bërë pilote.

Jam aq supersticioze, sa tmerrohem kur më pret rrugën macja e zezë, nuk e heq kurrë varësen nga qafa sepse më duket fatsjellëse dhe nuk ia puth kurrë sytë njerëzve që dua, ashtu siç nuk lejoj të m’i puthin sepse mendoj se është ters.

Në klasë të pestë fillova sportin e qitjes duke qenë se kisha të dhëna shumë të mira, por e ndërpreva shumë shpejt në pamundësi për ta ndjekur. Edhe sot e kësaj dite më pëlqen të shkoj të gjuaj me çifte me pjatelë apo të gjuaj me pistoletë në poligon dhe kam një nishan shumë të mirë.

Nuk kam ngrënë dhe nuk do ha kurrë bretkosa apo kukurec, sepse më duken shumë të shpifura duke ditur origjinën edhe pse mund të jenë shumë të shijshme.

Që e vogël fare, ikja fshehtas nga shtëpia me dëshirën për të eksploruar. Kam humbur disa herë dhe kam merakosur familjen.

Nuk besoj tek Ferri apo Parajsa por tek rimishërimi dhe jetët e mëparshme e të ardhshme. / revistaëho.com

10 Fraçeska Hygerta Sko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.