Enkelejd Alibeaj ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimane të cilët mbyllën Muajin e shenjtë të Ramazanit, ndërsa nesër festohet Fiter Bajrami.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Alibeaj uron që besimtarëve t’u pranohet sakrifica e agjërimit dhe veprat e mira.
“Të gjithë besimtarëve myslimanë, që me iftarin e fundit, sapo mbyllën Muajin e bekuar të Ramazanit, zoti ua pranoftë sakrificën e agjërimit dhe veprat e mira! Bashkë me mëshirën, zoti ju sjelltë përulësi, dashuri për njerëzit, zemërgjerësi e falje ndaj gabimeve të të tjerëve dhe paqje në shpirt!”, ka shkruar ai.
