Pas urbanit të linjës së Unazës, i cili ra në Lanë pak ditë më parë, një tjetër urban është aksidentuar sot në mesditë, në Tiranë.
Autobusi i linjës së Qytetit Studenti është përplasur në stacionin ku presin qytetarët te Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Për fat ka patur vetëm dëme materiale.
