Sot luhen 3 ndeshje të tjera të vlefshme për javën e 32-të të kampionatit shqiptar pasi kjo e fundit hapi siparin dje me supersfidën Kukësi-Partizani, nga e cila dolën fitues të kuqtë.
Tirana kryesuese mund të sigurojë sot matematikisht titullin kampion dhe të festojë me tifozët e saj nëse do të arrijë të mundë Teutën. Kjo përballje luhet në orën 16:45, sikurse edhe dy të tjerat.
Sfida tjetër është ajo mes Egnatias e cila ndodhet në zonën “play out” dhe Laçit të vendit të dytë. Skuadra e Ramadanit do të kërkojë 3 pikët për të synuar të sigurojë mbijetesën direkt, kurse kurbinasit mendojnë të kapin Europën sa më parë.
Përballja tjetër e ditës së sotme është ajo mes Skënderbeut dhe Kastriotit. Korçarët janë me një këmbë në Kategorinë e Parë dhe vetëm matematika i mban në lojë. Krutanët ndërkohë duan fitoren e tetë radhazi.
