Vijon protesta e banorëve të Rinasit, ku forcat e policisë kanë krijuar dy kordonë për të mos lejuar protestuesit që të bllokojnë qarkullimin e automjeteve drejt hyrjes së aeroportit ndërkombëtar dhe të krijohet kolaps.
Për ditën e sotme, banorët kanë marrë leje për këtë protestë deri në orën 12:00. Megjithatë, ata shprehen të vendosur se do të dalin çdo ditë deri sa ky problem të marrë zgjidhje.
Aktualisht, banorët po lëvizin në drejtim të shkollës së Rinasit, duke dashur të tregojnë publikisht para mediave situatën me të cilën ata po përballen në këto tre ditë pasi rruga u kthye me një sesn lëvizjeje.