Gjykata e Posaçme la sërish në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 6 persona të cilët akuzohen për trafikimin e makinave të vjedhura nga Kosova në Shqipëri, ku mes tyre janë edhe 2 punonjës policie.
Nga sa është mundur të mësohet, gjykata nuk pranoi kërkesën e të dënuarëve për zbutje të kësaj mase. Ndërsa theksojmë se të arrestuar janë 2 efektivët e policisë Vojsava Doda e Endi Ahmetaj dhe të dyshuarit e tjerë Selaudin Shahini, Aurel Shatri, Ndriçim Shahini dhe Ervis Cara. Ata akuzohen për “trafik të mjeteve motorike” dhe “grup të strukturuar kriminal”.
Sipas asaj që pretendon SPAK, këta persona që ishin pjesë e një grupi kriminal merrnin targa shqiptare dhe ua montonin ato mjeteve të vjedhura në Kosovë për t’i kaluar në kufi.
