Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në “Mbrostar Ura” në Fier.
Mësohet se një makinë tip Fiat dhe një “Benz” janë përplasur me një kamion.
Nga përplasja kanë mbetuar të plagosur tre persona, të cilët janë dërguar në Spital.
Për shkak të përplasjes për pak minuta është krijuar edhe trafik në këtë aks rrugor.
