Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Inaugurohet në Elbasan busti i “Heroit të Popullit” Qemal Stafa

20:25 / May 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlcsnap 2022 05 05 20h25m17s963
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me rastin e 5 Majit, në qytetin e Elbasanit u inaugurua përmes një ceremonie të veçantë busti i “Heroit të Popullit” Qemal Stafa.
Vepra që i kushtohet “Heroit të Popullit”, simbolit kryesor të LANÇ, u bë e mundur falë mbështetjes së Bashkisë Elbasan dhe Këshillit të Qarkut, punuar nga duart e skulptorit Vladimir Caridha.
Në fjalën përshëndetëse, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut theksoi se Qemal Stafa përmes veprës së tij është shembull dhe për brezat e ardhshëm . “Sot është jo vetëm një ditë e shënuar për kombin shqiptar. Të mos harrojmë që ishte një djalë i ri idealist dhe kombinonte cilësitë më të mira të një të riu dhe guximtari, një të riu intelektual. Ishte një ideator i asaj lëvizjeje, ishte një nga njerëzit që nxiti shumë të rinj dhe të reja t’i bashkohen Luftës Nacional Çlirimtare. Është një shembull për t’u marrë parasysh nga të gjithë brezat”, tha ai.
Gjiknuri deklaroi se jo më kot dhe PS një prej organizatave të saj i ka vendosur emrin “Qemal Stafa”. “Si Sekretar i Përgjithshëm i PS nuk është e rastit që ne i kemi vënë emrin Fondacioni “Qemal Stafa”. Pse? Sepse aty është laboratori i ideve të reja. Aty janë të rinjtë që i bashkohen PS-së, aty është pjesa e programimit të së ardhmes të PS dhe si Qemal Stafa e simbolizon më mirë se çdo gjë tjetër këtë. Është ideatori dhe guximtari, intelektuali edhe trimi”, tha Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.
Kryetari i Bashkisë Gledjan Llatja theksoi se figura e heroit tonë Qemal Stafa ka motivuar dhe vijon të motivojë një komb të tërë dhe brezat për të ecur përpara. “Është kënaqësi sot të jemi në inaugurimin e bustit të heroit të popullit Qemal Stafa. Kjo ngjarje i ka dhënë motivim shumë të rinjve në historinë tonë gjatë këtyre 80 viteve. Heroi jonë Qemal Stafa ka motovuar dhe vijon të motivojë një komb të tërë dhe breza të tërë për të ecur përpara. Ka motivuar breza të tërë për të kërkuar lirinë dhe breza të tjerë për të forcuar shtetin shqiptar dhe për të punuar për popullin dhe Shqipërinë’, deklaroi kryebashkiaku Llatja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.