Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Floriana Garo: PD është gjithmonë e më shumë duke u bashkuar

21:02 / May 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
floriana garo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ftuar në një intervistë televizive, drejtoresha e Komunikimit në PD, Floriana Garo tha se pas kuvendit të 30 Prillit PD ishte bashkuar dhe se pavarësisht deputetëve të cilët ishin të dyzuar në mendimet e tyre, këta të fundit në fund do marrin vendimin e duhur.

“Unë mendoj se PD është e bashkuar, pavarësisht se mund të keqinterpretohet nga publiku jashtë partisë Demokratike, duke parë edhe disa transmetime në media të cilat nuk janë ato çfarë po ndodhin. Vërtet ka deputetë të cilët janë të dyzuar dhe mbajnë një qëndrim sikur po pluskojnë në ujë apo në ajër, por baza e PD është aty gjithmonë e më shumë duke u bashkuar. Këta njerëz duan të futen në garë. Besoj se gara ka krijuar një mision të ri, një realitet ndryshe nga çfarë ishim mësuar. Edhe këta deputetë që ende nuk kanë vendosur të përfaqësojnë anëtarësinë, do kenë kohën për të vendosur të rikthehen”, tha Garo.

E pyetur nëse ishte më e frymëzuar gjatë fushatës së 25 Prillit apo me lëvizjen e krijuar nga Berisha, Garo tha se me zhvillimet e fundit në PD ishte krijuar një tjetër atmosferë. Duke kujtuar angazhimin e saj në fushatën e 25 prillit, drejtoresha e komunikimit në PD tha se në atë periudhë dukej sikur çdo gjë ishte e parashikuar.

“Absolutisht tani ndihem më mirë. Unë pata një periudhë të shkurtër ku punova në PD në fushatën e 25 Prillit. Ku një fushatë e cila duhet të ketë shumë organizime për fushatë dhe këto nuk ndodhën. Unë kisha idenë se gjithçka ishte e paramenduar në një mënyrë të çuditshme dhe në njëfarë mënyrë në ato momente nuk ndihesha pjesë”, u shpreh Garo.

Bashkim Floriana Garo PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.