Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Përplasjet bëjnë që kryesia e PD-së të mblidhet te Kuvendi, ja vendimet që u morën

11:51 / May 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PAMPURI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në cilësinë e zëdhënëses së grupit parlamentar të PD-së, Oriola Pampuri ka njoftuar sot agjendën e përcaktuar të grupit të përkrahësve të Enkelejd Alibeajt.

Sipas Pampurit, se agjenda u vendos ditën e sotme në një mbledhje të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Ajo nënvizon se Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht çdo javë, ditën e premte, ora 09:15 ndërsa kujtoi se të hënën do të jetë mbledhja jashtë radhe.

Mbledhja e Kryesisë së grupit të PD në ambientet e Kuvendit vjen pas përplasjeve të një dite më parë. Deputetët e “Rithemelimit” bojkotuan mbledhjen e thirrur nga Enkelejd Alibeaj, pasi nuk e njohin këtë të fundit si kryetar, duke qenë se e shkarkuan në Kuvendin e 30 prillit.

Njoftimi i Oriola Pampurit:

Në vijim të kërkesës së bërë ditën e djeshme dhe njoftimeve të bëra nga sekretari i Grupit, sot, më 6 maj 2022, ora 09:15, në mbështetje të nenit 16 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë dhe neneve 5 dhe 6 të Rregullores së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në ambientet e Zyrës së Grupit pranë Kryesisë së Kuvendit, u mblodh Kryesia e Grupit Parlamentar të PD-së, e cila pasi diskutoi çështje të axhendës parlamentare, me shumicë votash, vendosi:

  • Kryesia e Grupit të PD-së do të mblidhet rregullisht çdo javë, ditën e premte, ora 09:15.
  • Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet jashtë radhës ditën e hënë, datë 9 maj 2022, ora 09:15.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.